Lash Extension
Shërbimi i Lash Extension, pra aplikimi i qerpikëve jo natyrale që ofrojmë në Evora Beauty Studio, është një zgjedhje e shkëlqyer për të ndryshuar plotësisht shikimet tuaja. Qerpikët e rreme shtojnë gjatësi, dendësi dhe zakonisht një volume në qerpikët tuaj natyralë, duke ju lejuar të arrini një pamje më të dallueshme dhe më tërheqëse. Ky shërbim i kujdesshëm ofron një rezultat që përputhet me çdo klient, duke u përshtatur me shijet e tyre personale dhe stilin e jetës.
Me qerpikët e rreme, ju nuk do të keni nevojë të bëni grim çdo mëngjes kur të zgjoheni, për të ndjerë veten më tërheqëse dhe më të bukur kur të shikoni pasqyrën,pra jeni “Gjithomne GATİ” Pas aplikimit, do të vëreni se keni sy më të theksuar dhe më të gjerë. Dhe sigurisht, kjo ofron një pamje më tërheqese.
Në Evora Beauty Studio, ne përdorim materialet më cilësore dhe teknikat më të fundit për të krijuar qerpikë të shëndetshëm dhe natyralë. Procesi i aplikimit të qerpikëve të rreme përfundon pa dëmtuar qerpikët tuaj dhe është absolutisht eshte proces i pa dhimbshëm. Kur të ndiqni udhëzimet e kujdesit pas aplikimit, qerpikët tuaj të rreme mund të zgjasin për javë.
Sytë tuaj janë karakteristika më e dallueshme e fytyrës dhe pasqyra e shpirtit tuaj, kështu që është e rëndësishme ti theksoni ato. Shërbimi i Lash Extension në Evora mund të jetë zgjedhja e përsosur për ju.