Anasayfa » About
““Mire se vini! Ne jemi Evora Beauty Studio, e cila hapë dyert në vitin 2023 në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, me qëllimin për të përsosur bukurinë tuaj. Me përvojën dhe njohuritë që kemi fituar gjatë viteve në fushën e estetikës dhe bukurisë, synojmë të ju ofrojmë shërbimin më të mirë.
Si Evora Beauty Studio, ne kryejmë me mjeshtëri lash extencion dhe lash brow lamination, për t'ju dhënë syve tuaj pamjen më joshëse. Me këto trajtime të kujdesshme të syve, ne ju japim një pamje më të theksuar dhe të mbushur. Gjithashtu, nëse jeni në kërkim të një pamjeje natyrale, ne i japim vetullave tuaja një pamje natyrale dhe të qartë me ndihmën e trajtimeve tona microblading dhe powder brows.
Me shërbimet tona përparausëse në fushën e permanent makeup, ne ju shpëtojmë nga mundimi i përditshëm i bërjes së grim-it. Ne punojmë me kujdes dhe përkushtim që të ndiheni të bukur dhe të kujdesshme gjithmonë. Gjithashtu, me dizajnet e personalizuara për thonj, ne i plotësojmë kombinimet tuaja të stilit me trajtimet tona nail design.
Shërbimet që ofron Evora Beauty Studio nuk përfundojnë këtu. Me trajtimin tonë scalp pigmentation, që është një zgjidhje efektive për problemet e renies së flokëve dhe rrallimit, ne ju ofrojmë një pamje më të mbushur dhe natyrale të lëkurës së kokës.
Vlerat themelore të Evora Beauty Studio përfshijnë kënaqësinë e klientit, cilësinë dhe higjienën. Ne synojmë të kuptojmë nevojat dhe dëshirat e çdo klienti dhe të ofrojmë shërbimin më të përshtatshëm për ta. Me ekipin tonë të dashur dhe profesional, jemi këtu për të ju ofruar një përvojë të këndshme, të sigurt dhe të rehatshme.
Mirë se vini në Evora Beauty Studio. Do të ishte kënaqësi për ne të ju mirëprisnim në sallonin tonë”
Evora Beauty Studio